Majakovski
Çdo të linduri nga një grua i lejohet dashuria,
por midis punëve,
të ardhurave,
dhe tepricave,
dita – ditës
thahet trualli i zemrës.
Mbi zemër është veshur trupi,
mbi trup këmisha.
Dhe si të mos mjaftonte kjo
një idiot –
i tillë –
ka krijuar dhe manshetat
dhe gjoksin e këmishës me amidon e ka ngrirë !
Rreth pleqërisë, kujtohemi befas për të.
Gruaja lyhet.
Burri përvishet si një mulli, metodë Myler.
Por është vonë.
Lëkura shumon rrudhat.
Dashuria lulëzon pak,
lulëzon paksa,
dhe rrudhet ndërkaq.
Përktheu: Faslli Haliti