Nga Fatjona Mejdini
Shqipëria do të përfaqësohet të enjten në hapjen e Arkitekturës Bienalen e Venedikut, në një mënyrë inovative.
Në vend të prezantimit të artit vizual, Shqipëria do të shfaqë “iso-polifoninë”, e sjellë nga katër grupe folklorike, të cilat do të përdorin tekstet e shkruara nga shqiptarë dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.
Disa muaj më parë organizatorët u kërkuan 10 personaliteteve mes të cilëve poetë, shkrimtarë, arkitektë dhe artistë të cilët kanë përjetuar emigrimin që të shkruajnë një tekst kënge rreth tij, e cila është tema kryesore e pavionit shqiptar gjatë gjashtë muajve të bienales.
Tekstet e tyre janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të këndohen nga grupet popullore të Tiranës, Himarës, Fierit dhe Vlorës.
Një prej atyre që ka shkruar një tekst kënge për grupet e polifonisë shqiptare është dhe ekonomisti i njohur kundër masave shtrënguese nga BE, ish-ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis.
Një nga kuratorët e pavionit shqiptar, arkitekti amerikan, Simon Battisti, tha për BIRN-it se teksti i Varoufakis ‘ishte shumë personal”.
“Ai ka shkruar historinë e tij kur ka qenë larg shtëpisë dhe larg vajzës së tij, duke jetuar shumë larg, në një vend tjetër”.
“Në rastet e tjera, ne kemi tekste më të përgjithshme rreth emigracionit, si në rastin e poetit Etel Adnan, i cili ritregon anën emocionale të të qenit larg nga njerëzit e dashur”, – tha ai.
Projekti me të cilin Shqipëria prezantohet quhet “I Have Left You the Mountain”( marrë me shkurtime nga Birn)/ Pasqyre.al