Tri nga katër mediat që morën e publikuan një numër të madh të dokumenteve sekrete nga Edward Snowden,The Guardian, The New York Times dhe The Intercept kanë kërkuar që qeveria amerikane të lejojë kthimin në SHBA të Snowden pa asnjë akuzë ndaj tij.
Ky është veprimi normal i një gazete që ka për detyrë të mbrojë burimet e veta pasi ka marrë dhe ka botuar materialet e burimit, pasi materialet kanë pasur interes publik.
Por, jo The Washington Post. Ajo ka bërë një editorial ku ka argumentuar se Snowden, burimi i gazetës së tyre duhet të përballet me gjyqin për akuza spiunazhi, shkruan Pasqyrë.al
Duke bërë këtë The Washington Post ka shënuar një ngjarje në historinë e medias, duke bërë editorial për hetim kriminal për burimin e vet si gazetë pasi më herët me materialet e këtij burimi ka fituar e pranuar një çmim Pulitzer.
Më e rëndë se akti i Washington Post është cilësuar mënyra si po e justifikon aktin.
Redaktorët e kësaj gazete thonë se programi i Snowden ishte nëse jo një dhunim të drejtash e thyerje e ligjit federal është dhunim i privacisë.
Ata shtojnë se dëmi i vërtetë është bërë duke i publikuar dokumentet.
Duke argumentuar se nuk ka interes publik në të botuarit e atyre dokumënteve, çfarë kanë harruar redaktorët e The Washington Post?
Që gazeta e tyre vendosi t’i publikojë ato dokumente duke vënë edhe nq faqen e tyre të parë edhe manuale top sekrete./Pasqyrë.al