Vritet në Kanada djali 15 – vjeçar i aktorit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa intepretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.

Daja, i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada, ka humbur djalin e tij 15 – vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme.

Opinion.al mëson se djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një feste adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri. /Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *