Vivaldi i miksuar me Muse e Metallica?! Nga Schumann te Shostakovich, performancat klasike që s’duhen humbur këtë vjeshtë!

The Guardian ka listuar shfaqjet që nuk duhen humbur këtë vjeshtë. “Tre modernë të mëdhenj përkujtohen, Vivaldi rivjen me një ‘remix rok’ ndërsa opera e vetme e André Tchaikowsky prek Britaninë. Parashikimi ynë mbi artin vijon me takimet më të rëndësishme me klasiken këtë vjeshtë”, shkruan The Guardian.

Tregtari i Venedikut”- Do të mund të shihni premeirën britanike të operas së vetme të pianistit dhe kompozitorit André Tchaikowsky. “Tregtari i Venedikut” është performuar për herë të parë më 2013 në Bregenz festival, më shumë se 30 vite pas vdekjes së Tchaikowskyt. Vënia më e fundit në skenë e saj me regji të Keith Warner do jetë në Britani.

Projekti Schumann- Pas suksesit të vitit të kaluar me këngët e Schubertit, Festivali “Oxford Lieder” e vë veten para një sfide tjetër duke kthyer në vëmendje Schumannin. Edhe njëherë, targeti është plotësia dhe festivali ka bashkuar disa këngëtarë që të punojnë me pjesën vokale të Schumann.

Baritoni Christian Gerhaher jep recitalin hapës; më pas janë shfaqjet e sopranove Juliane Banse dhe Christiane Karg, tenorët Christoph Prégardien e Mark Padmore, e shumë më tepër.

“The Nose”- Shostakovich Barrie Kosky ka qenë rregullisht kandidaturë për të ndjekur Kasper Holten si drejtori artistik i “Royal Opera” vitin tjetër, por bosi i “Komische Oper in Berlin” po drejton tani shfaqjen e parë në Covent Garden. Kosky po bën deputimin e tij me satirën e hershme të Shostakovich, bazuar në tregimet e shkurtra të Gogolit. Është hera e parë që “The Nose” po vihet në skenë nga kjo kompani dhe Ingo Metzmacher rikthehet në dirigjim.

Vivaldi Rocks- Një koncert që mikson Vivaldin me “Muse”, Metallica dhe Pink Floyd? Projektet mund të duken të turpshme, por në duart e violinistit frymëzues Hugo Tiçiati dhe “O/Modernt Kammarorkester” ky projekt premton të kapërcejë “tmerrin” e bashkimit dhe eksplorimin e marrëdhënies së të resë me të vjetrën/ (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *