Video/ Lonely Planet: Bukuria e pabesueshme e Shqipërisë

Prestigjozja amerikane Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, përmes një video të realizuar në Shqipëri nga regjizori John Broadbean, e përshkruan vendin tonë si një vend me peisazh spektakolar, të cilin shkruan regjizori, nuk e kam parë kurrë më parë e që do t’ju bëjë që  të rezervoni fluturime në çast.

Regjisori John Broadbean udhëtoi drejt Shqipërisë në muajin maj për nëntë ditë, për të filmuar një pjesë të peizazhit për “Untravelled Paths” dhe u mahnit nga ajo që pa. “U befasova shumë nga Shqipëria”, tha ai për Lonely Planet. “Bukuria e saj është e pabesueshme, vargjet malore pafund, që rrallë i gjen në shumicën e vendeve dhe ushqimi është i mahnitshëm kudo ku shkoje!”

“Rimëkëmbja e ngadaltë e Shqipërisë nga komunizmi ka bërë që një pjesë e madhe e vendit të jetë ende e paprekur. Por thotë John, nuk ka siguri se kjo do të mbetet edhe për shumë kohë e papushtuar. “Ishte një nga javët më me aksion të jetës sime dhe unë e ndjej se kam nevojë për të kaluar më shumë kohë atje. Sinqerisht është një nga vendet më të mira që kam vizituar ndonjëherë në botë (dhe unë kam udhëtuar shumë)”, shkruna John.

Regjisori Broadbean informon ndjekësit e tij se Shqipëria gjatë dy viteve të fundit po i kushton vëmendje të veçantë përgatitjes së paketave turistike. E kaluara komuniste, thotë ai, ka ngjallur interes për vizitorët. Këtu ai informon për hapjen e bunkierëve dhe të “Shtëpisë së Gjetheve”, të cilën ai e quan muzeu ku mund të eksplorosh historinë e policisë sekrete.

Po ashtu ai flet edhe për inisiativën e ndërmarrë nga qeveria për të zhvilluar turne birdwatching në ligatinat e Adriatikut, ku numrat e kafshë të egra janë shtuar ndjeshëm shprehet ai , që nga moratoriumi për ndalimin e gjuetisë që hyri në fuqi në vitin 2014.ATA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *