Victoria Beckham: Me Davidin ishte dashuri me shikim të parë, por unë isha e dehur

Victoria Beckham ka folur për ‘rënien në dashuri me shikim të parë’ me burrin e saj David.

Çifti më i famshëm i dashuruar në botë dokumenton 19 vite sëbashku, teksa ish- pjesëtarja e grupit ‘Spice Girl’ ka zbuluar disa detaje nga dashuria e tyre ku shprehet se ajo ka qenë e dehur në takimin e parë me futbollistin.

Në revistën britanike Vogue, 42 vjecarja ka shkruar një letër të vecantë drejtuar vetes së saj më të re në të cilën ajo ishte kronikë e fillimit të historisë së saj të dashurisë para se të diskutonte pasiguritë e saj adoleshente duke përfshirë “ndjenjat” e moshës 18 vjec.

“Po, dashuria me shikim të parë ekziston. Do t’ju ndodhi në sallën e pritjeve të lojtarëve të Manchester United, edhe pse mund të jesh pak e dehur dhe detajet mund të jenë pak të mjegullta. Ndërsa lojtarët e tjerë të futbollit qëndronin në bar duke pirë me shokët e tyre, ju do të shihni David teksa qëndron mënjanë me familjen e tij. Dhe ai ka një buzëqeshje aq të bukur. Ndërkohë ju do të jeni gjithashtu me familjen dhe do mendoni si po ndihet ai. Ai do të vijë t’ju kërkojë numrin.(Ai e ka ende biletën e avionit në të cilën ju i shkruat numrin),” shkruhet në një pjesë të letrës së Victorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *