Regjisori iranian Asghar Farhadi, i nominuar për çmimin Oscar për filmin “The salesman” , si filmi më i mirë i huaj, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen e Academy Awards.
Vendimi u mor për shkak të urdhrit të ri ekzekutiv të presidentit Donald Trump, që ndalon për tre muaj hyrjen në Shtetet e Bashkaura të Amerikës të njerëzve nga shtatë shtete me shumicë myslimane.
Farhadi tha se pasiguria në lidhje me lejen për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara është e “papranueshme”.