Eshte ndare nga jeta sot pasdite aktori Bud Spencer alias Carlo Pedersoli. Ishte 86 vjec. Lajmerimin e ka bere i biri Giuseppe Pedersoli: “Babai iku i qete rreth ores 18.15. Nuk ka vuajtur, na kishte prane te gjithe ne dhe fjalet e tij te fundit ishin: Faleminderit.
Ai kishte lindur ne Napoli me 31 tetor 1929.
Per te gjithe ishte gjigandi i mire qe ishim mesuar ta shihnim me Terence Hill. Ne vitet ’70-’80 ata moren zemrat e shume te rinjve.
Carlo Pedersoli, per te gjithe Bud Spencer, u shua ne spital ndersa ka qene protagonist i nje karriere te gjate ku ka luajtur ne disa filma popullore.
Shume eksperienca, shume sukses dhe shume dashuri.
” Ne Itali une e Terence Hill thjesht nuk ekzistojme, pavaresisht popullaritetit te madh qe kemi ende sot nga femijet te te rriturit. Nuk na kane dhene kurre nje cmim dhe madje nuk na ftojne as ne festivale”, -ankohej se fundmi.
“La Republika” shkruan se ai mbahet mend gjate per rolet e arrira ne filmat horror, duke mbetur i gjalle imazhi i tij te brezat e ndryshem qe e duartrokiten dekada me radhe ne rolet e tij spektakolare.
Aktori italiam, ishte komedian qe ka luajtur për një kohe te gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italio-amerikan, partnerin e tij Terence Hill. Karriera e Karlos fillon ne vitin 1951, por mori vrull gjatë viteve 70-të, kur se bashku me aktorin tjetër Italian komik Terence Hill, luajten 20 filma te cilët korrën sukses në publik.
Perveç aktrimit, Spencer ishte edhe ish-notar profesionis, madje qe diplomuar për juridik, e dinte te pilotonte helikopter.
Ne vitet 1946-1949 punoi në konsullatën e Italisë në Brazil, ku kishte mesuar edhe te fliste portugalisht. Karriera e tij si aktor filloj ne vitin 1951 ne filmin “Quo Vadis”, ne rolin e rojes perandorake.
Edhe ne karieren e tij si notar ishte i sukesshem, ka marre pjese disa here ne Lojerat Olimpike ndersa ka fituar medalje te agjendte ne not ne stil te lire per 100 metra.