Van Gogh dhe filmi i parë në botë tërësisht me piktura

Në vitin 2014, studioja fituese e çmimit Oskar “Breakthru Films” pat filluar punën mbi filmin e parë në botë të pikturuar plotësisht. Duhej të ishte filmi i parë në botë me metrazh të gjatë – dhe me një ‘trailer’ të bukur dhe të ri, ata ofruan një vështrim mbi si do dukej dhe çfarë mund të pritej nga projekti historik. Filmi “Loving Vincent”, jo vetëm do të vinin veprat e Vincent van Gogh në jetë, por filmi gjithashtu tregon historinë e jetës së artistit dhe vdekjen, nëpërmjet intervistave imagjinare me personazhet në pikturat e tij.

Filmi do të përdorë një pikturë të re në çdo sekuencë, me lëvizje të shtuara nga një ‘frame’ te një tjetër nga furça e piktorit. Deri më tani, rreth 100 artistë kanë marrë pjesë në këtë projekt, me më shumë se 56.000 piktura të nevojshme për të plotësuar minutazhin e filmit. Filmi “Loving Vincent”, ka regjinë e Dorota Kobiela dhe Hugh Ëelchman si dhe yjet Aidan Turner, Saoirse Ronan dhe Helen McCrory.(BBC CULTURE/ Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *