“Valixhja e refugjatëve” e Agim Sulajt merr çmimin e parë në Londër

“Valixhja e refugjatëve”, e artistit Agim Sulaj rrëmben çmimin e parë në Londër në një prej konkurseve më të rëndësishme organizuar nga “The Derwent Art Prize”.

Mes shumë veprash nga artistë të huaj, puna e artistit shqiptar mori çmimin e parë.

Ky punim ishte pjesë e ekspozitës vetjake me titull “Rrënjët”që u hap në fillim të muajit tetor në hollin e Hotel Plaza në Tiranë.

Vepra qëndron e ekspozuar në “Mall Galleries”, mes 3000 punimeve nga shumë vende të botës.

Agim Sulaj është një artist që lëvron gjininë e portretit dhe peisazhit hiperealist dhe karikaturës. Në fushën e karikaturës ky artist ka marrë mbi 60 çmime ndërkombëtare dhe çmimin “grand Prix de Cartoon” i cili vlerësohet si Oscar i karikaturës.

Prej vitesh krijimtaria e piktorit Agim Sulaj është në vëmendje, gjithmonë duke prezantuar punime me të cilat përcjell mesazhe, artisti tregon se gjatë këtij viti më shumë i është dedikuar Europës me krijimtarinë e tij, ku drama sociale e krizës së refugjatëve i dha atij një tjetër vlerësim në Londër.14591836_1847135878854064_6294478795386754861_n-copy

Ndërsa ekspozita vetjake do të qëndrojë disa javë në Tiranë.

Ai shprehet se “në këtë ekspozitë e solli në Shqipëri këtë tablo me titull “Rrënjët”, sepse ngjan pak me shkëputjen e time në emigrim dhe që kthehem përsëri tek rrënjët e mija”. Pra aludohet pak me historinë time, duke jetuar jashtë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *