Për mjekësinë në Mesjetë, 4 elementëve themelorë të Universit (uji, ajri, zjarri dhe toka) i korrespondonin katër gjendje të organizmit (domethënë fluide): flegma (me vendqëndrim në tru), gjaku (në zemër), lëngu i verdhë (mëlçi) dhe lëngu i zi (shpretkë). Secila prej gjendjeve ishte më pas e lidhur me dy cilësi, mes të lagështës, të nxehtës, të thatës dhe të ftohtës.
Çekuilibra
Sëmundjet i shkakton çekuilibri i gjendjeve (humoreve) që rikthehej përmes ilaçeve dhe ushqimeve të përshtatshme (për shembull, një teprim i gjakut kurohej me substanca të ftohta e të thata).
Secila gjendje ishte e lidhur me një fazë të jetës (fëmijëria, rinia, pjekuria dhe pleqëria), një stinë (dimër, pranverë, verë dhe vjeshtë) dhe një temperament (i ngeshëm, i hareshëm, nevrik dhe melankolik) që i korrespondonin sëmundjeve të caktuara. Kështu melankoliku ishte më i prirur të sëmurej nga kanceri dhe çmenduria. /bota.al