Unë e kam njoftë mafian nga afër

Nga Klodian Kojashi

Më 19 korrik 1992 vritet nga mafia gjykatësi Paolo Borsellino bashkë me gjithë eekortën e tij. Por, mafia nuk asht vetëm tritol e vrasje. Mafia asht ajo që shpesh të gjen punë, ajo që të siguron dyqanin apo biznesin nga vjedhjet, dëmtimet, nga taksat e larta. Madje të mbron edhe nga konkurrenca e egër.për njëTë rinjve që sillen rrugëve kot u krijon një mundësi punësimi, u jep një identitet, i ban me ken dikushi. Të zgjidh punë kur burokracia e madhe apo pandershmeria e shtetit s’të jep atë që të takon. Të ndihmon për një bursë studimi, të jep diplomën, të ndihmon për një banese sociale, për një pagesë papunësie, për një operacion të veshtirë që mjekët s’do ta kishin marrë përsipër. Ndonjëherë të kerkon një votë, asgja ma shumë, një pëlqim, një përshendetje, pak respekt, asgja ma shumê. Të gjitha këto i ban në mënyrë preferenciale, atyre që i shërbejnë, e që duke i shërby e zmadhojnë pushtetin e saj. Nëse mendon se në jetën tande ke pa apo ke hasë ndonjë rast të ngjashem nga ato që përmenda, atëherë mbyll sytë për një çast e mendo, une kam njoftë nga afër Mafian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *