Ulu!

GERHARD PREGAPUCA

Ulu!
T’i japim fund njëherë e mirë.
Të shahemi me rrënjë e degë.
Kush kujt, jetën ia ka nxirë.

Ulu!
T’i japim fund, fundit pa fund.
Të thyejmë sende në nerva e sipër
Kush më fort themelet i tund.

Ulu!
Të bëj një kafe si ditën e parë.
Të them që jeta jonë do jetë ndryshe.
E çdo gjë do shkojë sërisht mbarë.

Ulu!
T’i japim fund,fundit pa fund
Se nesër sërish do zihemi.
E sërish dashuria do na mundë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *