Në kuadër të ligjit të dekomunistizimit, Ukraina shkatërroi këtë vit 2.389 monumente të epokës sovjetike, ndërkohë që mes tyre figuronin 1.320 statuja kushtuar drejtuesit të Revolucionit socialist të Tetorit, Vladimir Iliç Leninit.
“Kujtojmë që pas Rusisë, Ukraina ishte vendi me numrin më të madh të statujave, kushtuar Leninit, në zonat publike”, lexohet në komunikatën e zyrës së shtypit të Institutit Ukrainas për Kujtesën Kombëtare.
Ndërkohë, në të gjithë vendin u riemëruan 51.493 rrugë, 25 distrikte dhe 987 qendra të banuara.