U2, grupi që mposhti kohën

U2 është një grup rroku irlandez i themeluar në 25 shtator të vitit 1976, i cili përbëhet nga Bono (vokal dhe kitarë), The Edge (kitarë, tastierë dhe vokal), Adam Clayton (bas kitarë) dhe Larry Mullen Jr., (bateri).

Banda u formua në vitin 1976 kur anëtarët ishin adoleshentë dhe i kishin aftësitë teknike të kufizuara. Sidoqoftë, nga fillimi i viteve të ’80-ta, ata u bënë një nga grupet më të famshme të botës, të njohur për zërin e tyre hyjnorë, vokalin e pasur të Bonos dhe luhatjen melodike të kitarës nga The Edge.
Suksesi i tyre si një grup që këndon live ishte më i madh, se suksesi i shitjeve të albumeve deri në vitin 1987, kur “The Joshua Tree” doli në shitje. Revista Rolling Stone deklaron se ky album i shndërroi ata “nga heronjë në superstar”. U2 iu përgjigjën revolucioneve dance dhe alternative rock, si dhe përshtatjes së tyre duke e rishpikur veten me albumin e vitit 1991 “Achtung Baby” si dhe me turneun në “Zoo TV”.

Eksperimentime të ngjajshme vazhduan gjatë tërë viteve të ’90-ta. Që nga viti 2000, U2 e kanë ndjekur një drejtim muzikor më tradicional, që gjason me punën e tyre më të hershme. U2 kanë shitur më shumë se 140 milion albume në tërë botën, dhe kanë fituar 22 Grammy Awards, më shumë se çdo grup tjetër muzikor. Në vitin 2005, banda e famshme u rekrutua në Rock and Roll Hall of Fame, po atë vit kur u nominua.

Revista Rolling Stone e rreshtoi U2-në në vendin e 22-të në listën e saj 100 artistët më të mirë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tyre, anëtarët e grupit kanë zhvilluar fushata për “Të Drejtat e Njeriut” dhe drejtësinë sociale, duke përfshirë pjesëmarrjen në “Amnesty International”, “ONE Campaign”, dhe “DATA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *