Tweet i Papës: të bashkohemi me dhimbjen e vëllait, që vuan

“Kush nuk vuan së bashku më vëllain në vështirësi, megjithëse i ndryshëm prej tij për nga feja, gjuha o kultura, duhet ta pyesë veten për humanitetin personal”. Në këtë tweet, Papa Françesku na fton të reflektojmë mbi vuajtjen, që na bën të afërt në dhimbje me vëllezërit në nevojë. Pikërisht duke i ndihmuar, marrim si shpërblim gëzimin e qetësinë e shpirtit. Edhe përmes tweet-eve, Ati i Shenjtë i përgatiti besimtarët për kremtimin e Ditës Botërore kushtuar Emigrantëve dhe Refugjatëve, sot më 14 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *