Andrew Finkel
Çfarë ndodh në Turqi është e rëndësishme. Ajo bën pjesë në G20-ën, në një pjesë të ndjeshme të botës dhe është në kufi me Irakun, Iranin dhe Sirinë. Turqia është një aset për aleatët e saj në NATO kur bëhet fjalë për të luajtur rol kyç në rajon. Mund të përbëjë përgjegjësi për ata, kur problemet e saj, si tensionet me popullatën kurde i kapërcejnë kufijtë e saj gjeografikë. Kështu ajo mund të kthehet në një lak në qafën e botës kur i duhet të vendosë, siç bëri ditën e premte, për të dëmtuar veten.
Përpjekja për grusht shteti, atë mbrëjme, ishte njëçështje e dobët, si një bombë me sahat e mbetur në dorë. Ishte një përpjekje për të marrë në dorë kontrollin e një shoqërie komplekse me taktikat tashmë të dala boje, duke vënë nën kontroll kanalin televiziv shtetëror dhe duke nxjerrë tankët nëpër rrugë. Sikur ata që e organizuan të mos kishin dëgjuar kurrë për rrjetet sociale, ndërkohë që Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani, iu drejtua mbështetësve të tij përmes FaceTime-it, duke u kërkuar atyre që të dalin menjëherë në rrugë. Turmat filluan të vraponin pas “puçistëve” si të ishin duke ndjekur pula, duke u bërë të ditur se është më mirë që të kthehen në kazerma para se gjaku të mbulojë gjurin. Megjithatë, pati të paktën 180 vetë që humbën jetën mes civilëve, policëve dhe forcave të armatosura.
Në fakt, më shumë se sa pse dështoi kjo përpjekje për të rrëzuar qeverinë, pyetja duhet të ishte përse u organizua. Edhe pse linte shijen e një dëshpërimi amatoresk, kjo vjen si pasojë e faktit se organizatorët menduan se ky ishte shansi i tyre i fundit për t’i thënë “ndal!” qeverisë së Presidentit Erdogan prej marrjes së ushtrisë plotësisht në kontroll. Në fillim të muajit gusht këshilli më i lartë i ushtrisë do të bënte mbledhjen e tij të përgjithshme, ku do të vendosej se kush duhej promovuar, kush duhej nxjerrë në pension dhe kush duhej nxjerrë fare nga radhët e ushtrisë. Vetëm ditët e fundit, organet e shtypit pranë qeverisë po linte të kuptohej se do të kishte një spastrim edhe në radhët e ushtrisë.
Ç’është e vërteta, shumë vetë do të deklaronin se Turqia gjendej nën kthetrat e një grushti shteti të ngadalësuar, por ky nuk po zhvillohej nga ushtria, por nga vetë Erdogani. Vetëm tri vitet e fundit ai ka marrë në kontroll thuajse të gjitha pikat kyçe të pushtetit në Turqi.
Trysnia e madhe qëështë ushtruar mbi shtypin, e cila është dokumentuar më së miri nga ana e Freedom House, në renditjen e së cilës Turqia bie çdo vit e disa vende, si një ndër vendet me lirinë më të pakët të shtypit, duke rënë nga një vend pjesërisht i lirë, një vend aspak të lirë. Gazetat opozitare janë marrë nëpërmjet procesesh gjyqësore dhe janë vënë nën kontrollin e administratorësh dhe grupesh auditi të urdhëruar nga gjykatat. Të gjitha kanalet televizive me frymë disidente në vend u është hequr e drejta satelitore; nuk gjen më platforma digjitale wordpress në shtëpitë e njerëzve. Erdogani sulmon vazhdimisht rrjetet sociale, të cilat i shpëtuan lëkurën këtë fundjavë.
Vënia nën kontroll e gjykatave ka ardhur sa vjen e duke u rritur nga ana e qeverisë. Sot, në Turqi, një gjyqtar i mirëështë ai që do të japë një vendim pro qeverisë dhe ideologjisë së saj. Kështu që, ndërkohë që parlamenti turk krenohej me veten se ajo e së premtes ishte një natë e gjatë e mbrojtjes së demokracisë, shumë njerëz pyesnin se si është e mundur që janë po këta që e mbyllin njërin sy përpara rënies së shtetit të së drejtës.
Erdogani i drejtohet Turqisë përmes FaceTime-it për të rrëzuar grushtin e shtetit në tentativë
Prapë Erdogani kërkon edhe më shumë autoritet. Në maj, ai e përzuri një kryeministër, duke sjellë një tjetër në vend të tij, i cili ngjan më i përshtatshëm për planet e tij për ta ndërryar sistemin parlamentar në një presidencë të fortë presidenciale. Kur të dalin përpara gjyqit, organizatorët e grushtit të shtetit mund të indinjohen edhe më shumë kur të shohin se përpjekja e tyre në vend që ta ketë bërë Erdoganin të bëjë hapa prapa, t’i ketë mundësuar atij një mandat për edhe më shumë fuqi. Presidenti ka premtuar se do të ketë një pastrim rrënjësor të të gjithë atyre që janë të lidhur me klerikun disident, Fethullah Gylenin, mënyrë kjo të shprehuri të cilën Erdogani e përdor për këdo që kundërshton vullnetin e tij.
Parë nga bota jashtë, ky spektakël mund të duket si një shfaqje e papritur. Ambicia turke për të gjeneruar pushtet, për të marrë pjesë në luftën kundër Shtetit Islamik, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje në Siri do të jetë më e vështirë për t’u realizuar nëse qeveria është në luftë me ushtrinë e vet, apo ushtria në luftë me vetveten. Një Turqi që e drejton çdo gjë përmes konsensusit është një aleat më i mirë. Por edhe ekonomia turke ka për t’u ndier më e lirë dhe më e prirur për të qenë në rritje nëse do tëçlirohej prej peshës së një rreziku politik të mundshëm.
Mësimi i nxjerrë prej këtij grushti shteti të dështuar është se Turqisë i duhet një lider që të mund t’i bashkojë të gjitha shtresat e polarizuara të shoqërisë, ose, të paktën, dikush që të ketë vullnetin për ta bërë këtë gjë.
Link-u: https://www.theguardian.com/commentisfree/2016/jul/16/turkey-coup-army-erdogan