JANIS VARVERIS
T’u shkojmë për vizitë poetëve të gjallë sidomos nëse qëllon të rrimë në një qytet me ta t’i shohim herë pas here sepse mu aty ku jetojmë të qetë të sigurtë se jetojnë edhe ata – qoftë dhe në harresë – mu aty mësojmë lajmin e kobshëm.
Poetët tanë të mirë ikin një ditë prej ditësh jo se vdesin nga infarkti apo kanceri por ngaqë u mbijnë në sy lule të tmerrshme.
Hapin në fillim qitape pastaj shkojnë tek okulisti pyesin kopshtarë botanistë shkenca ngre duart përpjetë fjalë të papërcaktuara dhe të trembura kalimtarë e fqinjë bëjnë kryqin.
Kështu dalëngadalë poetët tulaten mbyllen nëpër shtëpi ku dëgjojnë disqe të vjetër dhe shkruajnë pak përherë e më pak gjëra të rëndomta.
Ndërkohë ngaqë nuk shohin diell lulet e tmerrshme zënë të vyshken të varen dhe poetët nuk dalin më as për cigare tek kioska aty pranë. Vetëm struken ndanë vatrës wordpress duke e kërkuar përgjigjen tek zjarri nga gjithmonë në fund brof një shkëndijë dhe kacavaret pas gjetheve të thara fillimisht mandej pas degëve të thara pas gjithë trupit dhe atëherë shndrin shtëpia vendi mbarë shndrin vetëm për një çast
edhe bëhen shkrumb.
Shqipëroi: Romeo Çollaku