Tom Hanks tashmë është duke u përfolur gjithnjë e më shumë si një pretendent për çmimet Oscar të vitit që vjen si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin e Clint Eastwood: Sully: Miracle on the Hudson.
Hanks luan rolin kryesor në filmin e ri, atë të kapitenit Chesley “Sully” Sallenberger, piloti që u shpëtoi jetën 155 pasagjerëve në vitin 2009, duke e ulur në mënyrë të sigurtë avionin e tij, US Airways në lumin Hudson, pasi të dy motorët e tij pësuan defekt pak minuta pas shkëputjes nga toka.
Hanks, i cili shfaqet në poster me flokë të bardhë dhe mustaqe si piloti Sallenberger thotë se momenti – i cili është quajtur “mrekulli në Hudson”,dhe nëntitulli i filmit përkon me peizazhin aktual politikë në SHBA.
“Nëse Sully rezonon në një kuptimin më të gjerë sociologjik, unë mendoj se është për shkak se është një shembull i institucioneve tona dhe përgjegjësive të tyre në ditët e sotme”, tha Hanks.
Ndërsa piloti Sullenberger thotë se: “Ngjarja në Hudson ndodhi në një kohë, kur pas viteve wordpress 2008-2009 situata financiare u bë aq e vështirë dhe dukej sikur gjithçka po shkonte keq. Njerëzit nisën të mendonin nëse çdo gjë kishte lidhje me vetëinteresin dhe lakminë. Ata po dyshonin në natyrën njerëzore. Pastaj të gjithë këta njerëz vepruan së bashku, deri në vetëmohim, për të bërë diçka me të vërtetë të rëndësishme. Në një farë mënyre, unë mendoj se u dha të gjithëve një shans për të shpresuar, në një kohë kur ne të gjithë kishim nevojë.”/Pasqyre.al