“Tradhti me letra” i Valmir Tertinit, fiton First Step Film Festival

Mbrëmë u mbyll festivali First Step Film Festival në Tiranë.Ky ishte viti i shtatë i themelimit të festivalit, e i treti edicion i mbajtur, shkruan lajmi.net.

Nga 86 filma që u shfaqën, kishte vetëm një fitues shqiptar, ishte filmi Tradhti me letra ( Cheating for Papers ) nga regjisori Valmir Tertini. Filmat u shfaqën në darkë në instalacionin ‘Reja’ në ambient të hapur, dhe gjatë ditës në teatrin eksperimental. Filmi i Tertinit triumfoi me çmimin kombëtar. Ky film u shfaq edhe në New York, ku sot priten të ndahen çmimet. Edhe atje filmi “Tradhti me letra” është favorit në garën për çmimin më të mirë.

Tertini po i shijon sukseset e të dy filmave të fundit si këtë artistik po ashtu edhe dokumentarin për Trepçen që po merr pjesë në shumë festivale në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *