Charles Bukowski
Tjetër shtrat
Tjetër grua
Më shumë perde
Tjetër nevojtore
Tjetër kuzhinë
Të tjerë sy
Të tjera flokë
Të tjera këmbë dhe gishtërinj.
Të gjithë po shohin.
Kërkimi i përjetshëm.
Ti qëndron në shtrat
Ajo vishet për punë
Dhe ti pyet veten ç’dodhi
Me të fundit
Dhe tjetrën pas saj…
Është kaq e volitshme-
Kjo dashuribërje
Kjo fjetje së bashku
Kjo mirësi
Pasi largohet ti ngrihesh dhe shkon në nevojtoren e saj
E tërë kjo është kaq intime dhe e çuditshme
Ti kthehesh përsëri në shtrat
dhe ia këput gjumit edhe një orë.
E kur ia mbath ndjen trishtim
Por ti do puqesh prapë me të
Në shkoftë vaj ose jo
E nget gjer tek bregu i detit dhe dystohesh mbi makinë. Është thuajse mesditë.
-tjetër shtrat, tjera veshë, tjerë vëthë, gojë tjetër, mbathje t’tjera, fustane tjera
ngjyra, dyer, numra telefoni.
wordpress />
Dikur ishe i fortë mjaftueshëm për të jetuar vetëm.
Për një burrë tek të gjashtëdhjetat, më i ndjeshëm duhet të jesh.
Ndez makinën dhe luan vendit,
duke menduar, do t’i telefonoj Xhenit kur të ngrihem,
s’e kam parë qysh të mërkurën.
Përktheu: Beti Njuma