Tinka Kurti pyetet për ngacmimet seksuale: Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia

Janë ndarë si me thikë brezi i ri nga ai më i vjetri. Nga njëra anë janë aktoret e reja që akuzojnë burrat e kinematografisë për ngacmime seksuale, e nga ana tjetër janë zonjat në moshë. Bëhet fjalë për në Hollywood. Madje edhe aktorja shqiptare Eliza Dushku rrëfeu se ishte përdhunuar.

Po në Shqipëri, ku nuk guxon askush të flasë për të tilla ngjarje? Për të tashmen kemi pyetur një aktore të re, por nëse ka ndodhur dikur në Kinostudio që një aktore të ngacmohej seksualisht, kemi pyetur në telefon një nga aktoret më të vjetra e me më shumë role në kinema e në teatër, Tinka Kurtin.

Për të mësuar se ç`ndodhte këtej nga ne, në kohën kur teatri dhe kinematografia lulëzonin. Me atë shkodrançen e saj të ëmbël, por të sigurt na tha: “Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”.

Ndërkohë që edhe Briggite Bardot, wordpress një ikonë e kinematografisë, yll e bukur, tha se kurrë nuk ishte ngacmuar. Siç thonë dhe gjyshet tona: “Vetëm po të doje vetë”.Po edhe artistet e huaja në moshën e saj thonë të njëjtën gjë. Chatherine Deneuve ka thënë se është krim të abuzosh me një vajzë, ama është po aq mëkat edhe ta provokosh një burrë. Kështu që ia hodhi me lezet vajzave që akuzuan.

Kështu thonë këto gratë. Tani duhet të pyesin edhe të rejat tona, që ta plotësojmë panoramën./ Tiranapost.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *