Profesor Përparim Kabo rrëfeu të martën se aktorja e madhe Tinka Kurti, ishte rrëzuar nga shkallët. Ai njoftoi se aktorja kishte gjetur ambulancën mbyllur për shkak të festave. Prof. Kabo, i bëri thirrje ministres së Shëndetësisë të reagonte dhe ta çonte vetë në spital.
Ka reaguar sot ministrja Manastirliu sipas Prof.Kabos. Përmes një statusi ai njofton se Tinka Kurti është më mirë.
Statusi i Kabos.
“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saj…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj wordpress dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo.