TIFF shpall fituesit, lista e filmave që triumfuan në edicionin e 14-të

Filmi gjerman “Hear the silence” nga regjisori Ed Erenberg mori trofeun më të rëndësishëm në Tirana Film Festival, si filmi më i mirë artistik. Juria e përbërë nga  Darko Basheski,  Visar Morina dhe Mehdi Abdollahzadeh vlerësoi filmin  për arritjen e mrekullueshme në vizatimin në kohë reale të efektit traumatik që ka lufta.

“Për arritjen e mrekullueshme, për paraqitjen e një historie ku shihen traumat e vërteta të luftës brenda kornizës së ndërveprimit të vazhdueshëm e të paparashikueshëm njerëzor” , ishte motivacioni i jurisë për filmin gjerman. 

Ndërkaq, regjisori më i mirë u shpall italiani Claudio Caligari  (pas vdekjes) për filmin “Dont be bad”, ndërsa filmi nga Kosova “Home sweet Home”mori trofeun e skenarit më të mirë shkruar nga Zymber Kelmendi. Po ashtu Home Sweet Home rrëmbeu edhe  çmimin e jurisë FiPresci si filmi më i mirë.

Skenaristi Zymber Kelmendi, pasi mori trofeun tha se” “Ishte i lumtur që filmi po vlerësohej me çmim duke nisur nga Tirana, pasi tashmë filmin e pret një rrugë e gjatë deri në garën për Oscar”.

Çmimin e medias e mori filmi Polak  Klezmer by Piotr Chrzan. Best film in Albanian u shpall Lost Exile nga Fisnik Maxhuni, ndërsa filmi më o mirë i shkurtër u shpall  “Adaptation” nga regjisori polak Bartosz Kruhlik. Në serinë e 23 çmimeve këtë vit TIFF u zhvillua në mungesën thelbësore të kinemasë, duke evidentuar edhe njëherë mungesën e kinemasë publike në kryeqytet.

“Të mbërrish në edicionin e 14-të te nje prej ngjarjeve kulturore, që sjell art cilesor dhe intelekt europian nuk eshte e thjeshte ne nje kohe kur mbizoteron arti i mesatares. Te ofrosh kinema te pavarur, filma autore, premiera europiane filmash qe kane prekur festivalet me te njohur boterore dhe te nxitesh te rinjte duke ju ofruar atyre modele te tjera nga ato qe marrin perdite eshte e vetmja rezistence dhe rruge qe wordpress njohim. Nje festival kur kthehet ne institucion nuk ka nevoje per lemoshe financiare por per vizion te strukturave shteterore qe te shkojne pertej trendit te radhes dhe te mbeshtesin gjini arti dhe aktivitete qe kane kohezion dhe nje publik elitar besnik qe kerkon te ndjehet pjese e hartes europiane duke patur si modele mjeshtrat e medhenj te kinemase. Modele qe modestisht TIFF ka ofruar me nje besnikeri te rralle per vite te tera. Ajo qe kerkojme eshte qe ti japim kinema publike shikuesit, i detyrohemi atij dhe Tirana duhet te kete nje kinema publike me programe cilesore pertej trendeve blockbuster te Hollivudit.”, tha Agron Domi në ndarjen e çmimeve të TIFF.

Edicioni i 14-te i TIFF shfaqi 220 filma përreth 9 ditë, duke ofruar edhe premiera të filmave të mëdhenj në Shqipëri në programet Homage për kineastin e njohur iranian Abbas Kairostami apo në Special Screaning siç ishte filmi i Palmës së Artë “I Daniel Blake” nga Kean Loach,  Julietta nga Pedro Almodovar dhe një seri filmash të regjisorit të njohur italian Ettore Scola.

ttifff

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *