“Thonë se jam spiun e pijanec”, letra e James Joyce më 1921

Kjo letër është shkruar nga James Joyce për Harriet Weaver Shaw më 24 qershor 1921. Joyce i përgjigjej me të një letre nga Weaver, në të cilën ajo shpjegonte se Wyndham Lewis dhe Robert McAlmon i kishin thënë që Joyce po pinte tepër. Joyce i përgjigjet Weaver në një mënyrë tepër të tërthortë, duke renditur një seri thashethemesh të egra rreth tij – se ai ishte spiun, i varur nga kokaina, pronar i një kinemaje, dembel, i çmendur, që po vdiste – e sugjeronte se, diku mes tij dhe Weaver, raporti mbi pijen mund të ishte zmadhuar dhe keqkuptuar, madje shndërruar në legjendë. Nga fundi i letrës, megjithatë, Joyce pranon “por ndoshta ju keni të drejtë”.

Joyce jep njëherësh edhe një përshkrim të shkëlqyer të teknikës së tij të re të shkrimit:

“Nuk kam lexuar asnjë vepër letrare për disa vite. Koka ime është plot me pjesëza, copa dhe ‘qelqurina’ që i kam marrë ngado. Detyra që i kam vendosur vetes është të shkruaj një libër nga 18 këndvështrime të ndryshme dhe në stile të ndryshme, të gjitha në dukje të panjohura ose të pazbuluara nga tregtarët e mi…”

Letrat e Harriet Weaver Shaw Papers

Ky koleksion materialesh i përkiste Harriet Shaw Weaver që ia ka lënë me dëshirën e saj Bibliotekës Britanike (dhe i janë dorëzuar në vitin 1970). Weaver ishte e botuese, redaktor dhe mbrojtëse e Joyce-it. Koleskioni përmban një numër të madh letrash dhe fotografish që hedhin dritë mbi jetën dhe punën e të dyve: Joyce dhe Weaver.

Ky vëllim përmban edhe një korrespondencë tjetër, kryesisht nga Joyce, në lidhje me Uliksin./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *