Autoritetet turke kanë njoftuar mbylljen e dhjetëra mediave në Turqi, ndërsa masat e ashpra të qeverisë pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut vazhdojnë ende. Autoritetet kanë njoftuar mbylljen e tri agjensive të lajmeve, 16 kanaleve televizive, 45 gazetave dhe 15 revistave.
Ndërkohë, rreth 1700 pjesëtarë të forcave të armatosura, përfshirë edhe 140 gjeneralë dhe admiralë janë përjashtuar nga rradhët e ushtrisë. Të paktën 246 persona kanë vdekur gjatë grushtit të shtetit dhe më shumë se dymijë të tjerë u plagosën.
Mbyllja e mediave dhe shkarkimi i anëtarëve të forcave të armatosura është publikuar në buletinin e njoftime zyrtare turke. Në listën e ushtarakëve të përjashtuar nga rradhët e ushtrisë janë 87 gjeneralë të ushtrisë, 30 gjeneralë të forcave ajrore, si dhe 32 admiralë.
Më herët, të mërkurën, autoritetet urdhëruan arrestimin 47 gazetarëve të tjerë, vetëm pak ditë pas një tjetër urdhri të ngjashëm për arresimin e 42 gazetarëve. Në listën e kryesisht janë ish-gazetarë të gazetës “Zaman”, të sekuestruar nga qeveria kohë më parë. Lajmi është bëri i ditur nga mediat vendase, të cilat citojnë zyrtarët turq.
Ndërkaq, ushtria turke ka njoftuar se nga hetimet e kryera rezulton se në grushtin e shtetit të dështuar kanë marrë pjesë 8,651 anëtarë, ose 1.5 % forcave të përgjithshme të vendit. Sipas saj, komplotistët kishin në zotërim 35 aeroplanë, 37 helikopterë, 74 tanke dhe tri anije luftarake. Ndërkohë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, wordpress ka premtuar se do të pastrojë të gjitha institucionet e vendit nga ajo që ai i cilësoi si “virusi” përgjegjës për grushtin e shtetit.
Ai ka nisur një valë të madhe masash të rrepta, duke arrestuar mijëra pjesëtarë të personelit të shërbimit, shkarkimin ose pezullimin e mijëra gjyqtarëve, zyrtarëve qeveritarë, mësues, akademikë dhe drejtues të universiteteve.
Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International thotë se ka marrë prova të besueshme se ndaj të burgosurve janë ushtruar dhunë dhe tortura të vazhdueshme, përfshi këtu edhe raste përdhunimi.
Javën e kaluar, Turqia shpalli gjendjen jashtëzakonshme 3-mujore, e cila i jep presidentit dhe qeverisë kompetenca të plota që të anashkalojë parlamentin në hartimin e ligjeve të reja, si dhe të kufizojë, ose pezullojë të drejtat dhe liritë.