Televizioni franko-gjerman – “Arte” dokumentar për Shkodrën, i bën jehonë qytetit europian

Shkodra, qyteti që vijon të mahnisë botën godet edhe njëherë tjetër me historinë e saj.
Këtë rradhë ka qenë televizioni prestigjoz franko-gjerman Arte, i cili i ka kushtuar një dokumentar qytetit më europian të Shqipërisë, atij që ka fulur përherë me dëshmi të gjalla të një kulture që i ka rrënjët e thella.
“25 vite demokraci për të miratuar reformën në drejtësi, situata në Shkodër, një qytet në veri të Shqipërisë”.
Kështu e nis përshkrimin e tij ky dokumentar. Janë ende 25 vite, Shqipëria vendi në juglindje të Europës, njhej ndryshe si Koreja e Veriut në Perëndim.
Në kohën e diktaturës vendi ndodhej i izoluar, nuk mund të hyje apo dilje. Prej atëherë gjerat kanë ndryshuar dhe sot Shqipëria është një vend kandidat për në BE.
Në Shkodër kuptohet si ky vend europian është pak i njohur nga pjesa tjetër e kontinentit të vjetër edhe pse qyteti ka një histori mbi 2400 vjeçare.
Shkodra është një vend kulture dhe politike përpara Tiranës, me status kryeqyteti prej 1920. Kryeqëndra e veriut ka bërë lajm edhe sot falë një brezi të rinjsh 30 vjeçar që rimerr dialogun me Europën, duke rijetuar tërheqjen kulturore, e pranishme në metropolin verior prej shekullit të XIX.
Muzeu Marubi, dëshmia e gjallë e fotografisë shqiptare, e vetmja në Ballkan dhe ndër më të rrallat në Europë.
“Vendi wordpress i dëshmisë dhe kujtesës”, muzeu tjetër që na sjellë historinë e errët të komunizmit, vendin e vuajtjes dhe pushkatimit të qindra të rinjve, intelektualëve dhe klerikëve të këtij qyteti. Shumë artistë me emër të cilët edhe sot njihen në mbarë botën.
Teatri Migjeni, arti dhe kultura e një qyteti që përherë kanë qëndruar në piedestalet më të larta vinë të përmbledhura në këtë dokumentar.
Përballja e Shqipërisë se djeshme dhe asaj të sotme është interesante dhe rrugëtimi në Shkodër si një qytet që ka qenë përherë reformator, e bën dhe më të veçantë këtë dokumentar të Arte.
Për herë të parë njerëzit e këtij vendi ndjehen europianë. (Bepin Kolvataj- Ora News)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *