Ky është telefoni që Hitleri përdorte për të dhënë urdhëra ndaj gjeneralëve të tij dhe për të urdhëruar vdekje në kampet e shfarrosjes.
Telefoni i kuq është përdorur për shumë vite nga Fyhreri, deri në vdekjen e tij.
Ai u gjet në 1945 në “Fyhrerbunker” nga një oficer britanik, i pari që hyri në bunkerin e Hitlerit.
Ralph Rayner e ka shitur atë në një shtëpi ankandesh.
Telefoni pritet të dalë në ankand me çmim fillestar 400 mijë paund.