TEATRI KOMBËTAR/ Reshat Arbana: Është ftohtë, ju plas buza, por ata të shkretët…

Aktori i njohur, “Nderi i Kombit” Reshat Arbana I ëshët rikthyer Teatrit Kombëtar pas plot nëntë vitesh mungesë. Komedia e trishtë “Babai”, që e pati premierën në teatrin “Skampa” të Elbasanit vjen që prej të mërkurës edhe Teatrin Kombëtar.

Personazhi i babait të sëmurë me alzhemier, që autori Florian Zeller e ndërtoi dhe e shëtiti me sukses në skena të ndryshme të botës, ishte ai që e preku thellë aktorin e që pranoi rolin që i ofroi regjisori Spiro Duni.

“Mendoj që dolëm me sukses. Sonte është shfaqja e parë, në teatrin e Tiranës, në Teatrin Kombëtar. Është ftohtë edhe është pak si ters, por mendoj që njerëzit duhet të vijnë ta shohin, sepse ngre probleme jashtëzakonisht interesante, për ato familje që kanë në gjirin e tyre njerëz të sëmurë me alzhaimer. Ju plas buza, por ata të shkretët nuk kanë ç’bejnë janë të sëmurë”, thotë aktori Reshat Arbana për TCh.

Në krah të tij aktorët Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia ndërtuan një shfaqje me element të ndërthurur mirë, e me një ftesë për publikun në këto ditë festash.
“Edhe wordpress në Elbasan kemi shkuar shumë mirë, deri në shfaqen e 12 e përsëri s’na linin që të iknim. Por ishim të detyruar. Kemi ardhur në Tiranë e besoj që në të ardhmen do kemi spektatorë. Do ta shohim!”, vijon aktori.

Komedia e trishtë do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar deri në fund të dhjetorit, me zërin e një aktori ndër më të dashurit e me karrierë që daton që nga vitet ‘60

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *