Të dua për të gjitha gratë që nuk i kam njohur
Të dua për të gjitha stinët që nuk i kam jetuar
Për aromën e detit të hapur dhe të bukës së sapobërë
Për borën që shkrihet e për lulet e para
Për kafshët e pastra që as njeriu nuk i tremb
Të dua për të t’dashur
Të dua për të gjitha gratë që nuk i dua.
Je vetë ti që më reflekton, unë dukem kaq pak
Pa ty nuk shoh gjë veç një shkretëtire
Mes të shkuarës e të ardhmes
Kanë qenë gjithë këta të vdekur që i përcollëm pa bërë zhurmë
Nuk kam mundur ta thyej murin e pasqyrës sime
Më është dashur ta mësoj fjalë për fjalë jetën
Se si harrohet
Të dua për urtësinë që nuk është e imja
Për shëndetin
Të dua përkundër gjithë asaj që na tradhton
Për këtë zemër të pavdekshme që kam
Ti beson se je dyshimi por je veçse arsyeja
Ti je dielli i fortë që më deh kur jam i sigurtë për veten.
(Përktheu për pasqyrë.al-Entela Hoxha)