Jemi në javën e dytë të korrikut dhe ende nuk e keni vendosur se ku do të shkoni me pushime? Nëse bëni pjesë në atë grup njerëzish që dëshirojnë të kalojnë pushime sa më luksoze dhe të paharrueshme, atëherë VIP-at e Hollywood mund të bëhen busulla juaj këtë verë.
1. Saint Tropez, Francë
Ky breg është padyshim një nga vendet më të bukura të Francës dhe jo vetëm. Ai është një oaz i vërtetë, me kilometra të tëra plazhesh me rërë, me një port ekskluziv për jahtet më të rinj e më luksoz, që bëjnë kontrast me kalanë e shek XVI.
Cilët janë VIP-at që mund të gjesh në Saint Tropez?
Ky vend është bërë si shtëpi për të famshmit si: Bruce Willis, Kate Moss, Paris Hilton, John Legend, Christy Tiegel, Leonardo Di Caprio, Naomi Campbell dhe Cristiano Ronaldo.
2. Malibu, Miami Beach, SHBA
Malibu njihet si plazhi i VIP-ave, aty do të gjeni ata që jetojnë në Hollywood dhe në zonat përreth, si motrat sexy të klanit Kardashian-Jenner. Ndërsa bregu i Long Island, vizitohet shpesh nga Sarah Jessica Parker, Blake Lively, Taylor Swift. Miami Beach gjithashtu njihet edhe për festat e zhurmshme.
3. St. Barth, Francë
St. Barth një parajsë e vërtetë, që gjendet në Antilet Franceze. Kjo pjesë toke prej 21km, u zbulua fillimisht nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, por u bë e njohur në vitet wordpress ’50 të shek XX, kur milionerët e famshëm amerikanë e vendosën në hartë. Ky ishull është destinacioni i preferuar i Olivia Palermo, Johannes Huebl, Kendall Jenner, Khloé Kardashian, Rihanna, Cesc Fabregas dhe Daniela Seeman.
4. Ishulli i bardhë, Ibizia
Ibiza njihet si ishulli më magjik në Mesdhe, për ujërat e kristalta, restorantet luksoze, apo për netët e çmendura nëpër pub-e. Ishullin e bardhë e vizitojnë shpesh Cristiano Ronaldo (tani pa Irinën), Mel B, Alessandra Ambrossio, Lebron James, Ana Obregón, Xabi Alonso dhe Nagore.
Thuhet se të famshmit zgjedhin këtë ishull pasi paparacët e kanë të vështirë t’i ndjekin hap pas hapi. Edhe pse vështirë të besohet, privatëia që u ofron ky ishull VIP-ave, është një nga bazat e forta që vizitohet kaq shpesh prej tyre.