Në sulmin në Munih të Gjermanisë ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj, ndërsa shoqja e saj rezulton e zhdukur.
Lajmi konfirmohet për Gazetën Express nga nëna e Armela Segashi, Nazmija, vajza e së cilës aktualisht është e zhdukur.
Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.
“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija.