Sulltani dhe Luani i Damaskut, një histori dashurie që mund të rikthehet

A është e mundur që Sulltani të jetë duke menduar rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me “Luanin e Damskut”? Të jeni të sigurtë që po.

Nga Robert Fisk

Zhvillimet pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi janë shumë të qarta dhe nga reagimet e qeverisë për masakrën (masakrën e Gaziantep) mund të dallohet qartë lista e prioriteteve të antagonistëstëve të huaj të Presidentit, Rexhep Tajjip Erdogan. Për masakrën dhe vrasjen e të paktën 50 dasmorëve kurdë nga një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin kufitar të Gaziantepit të shtunën, u fajësua menjëherë ISIS. Vetë Erdogan tha se kishte të ngjarë që ata të ishin fajtorët e kësaj masakre. Sigurisht që objektivi është i ngjashëm me masakrat dhe sulmet e tmerrshme të ISIS-it.

Por, mënjëherë pas ngjarjes, zëvendëskryeministri i Erdoganit, Mehmet Shimshek, e zgjeroi listën e armiqve të Turqisë. Duke e përshkruar vrasjen masive të njerëzve si “barbare”, e cila padyshim që ishte e tillë, ai më pas listoi “grupet terroriste”, të cilat sipas tij kishin në shënjestër Turqinë: Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK-në), ISIS-in dhe pasuesit e Fethullah Gylenit, klerikut mjaft ekscentrik që jëton në mërgim, të cilin Erdogan ende e fajëson për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit të ushtarakëve në muajin korrik.

Absolutisht një listë e nxitur nga një krim në një dasëm. Dhe të gjithë këto “terroristë”, supozojmë, që do të duhet të shtypen dhe shpartallohen nga një ushtri dhe polici, të cilat dhe ato vetë janë shkërmoqur nga spastrimet dhe burgosjet masive që pasuan grushtin e shtetit që nuk ishte i tillë.

Lista në vetvetë është paska e çuditshme. Nëse PKK duhej të përmendej dhe të konsiderohej në të njëjtën linjë me ISIS, sidomos si reagim për vrasjen e kurdëve, atëherë ne duhet të kujtojmë gjithashtu dhe faktin se turqit vetë e konsiderojnë milicinë trime të vogël në numër të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) të Sirisë veriore, si pjesë të të njëjtit “grup terrorist”, PKK-së. Dhe kjo është e njëjta YPG, e cila vazhdimisht është mbështetur dhe është ndihmuar nga forcat ajrore amerikane në luftën e saj kundër ISIS.

Më shumë intriguese, megjithatë, është mungesa në listë e një institucioni, të cilin Erdogan vazhdimisht është përpjekur që ta shkatërrojë gjatë 4 viteve të fundit: qeverinë siriane të Bashar al-Asad-it.

Pak turq mund të besojnë se regjimi sirian do të kishte të bënte drejtpërdrejtë me sulmin vetëvrasës me bombë në dasëm në Gaziantep. Por, pas ekskursionit së tij për të takuar Carin Vladimir në Shën Petersburg, Sultan Erdogani duket se e ka kuptuar që Turqia në të vërtetë duhet të shkurtojë numrin e armiqve të saj.

Personalitetet e opozitës siriane në Turqi janë të alarmuar nga raportimet për nisjen e bisedimeve sekrete ndërmjet Damaskut dhe Ankarasë – nëpërmjet asaj që francezët zakonisht e quajnë

“interlocuteurs valables”, ose njerëz të besuar nga të dyja palët – dhe pasojat e një deklaratë në dukje e rrallë ana kryeministri turk pak para tentativës së grushtit të shtetit (dhe para takimit Shën Petersburgut) se marrëdhëniet me Sirinë një ditë do të normalizohen.

Është e qartë se dashuria e re e Erdoganit për Nënën Rusi ka një çmim të caktuar. Cari me shumë siguri do të ketë diskutuar për dashurinë (afeksionin) e tij për Basharin – dhe rolin e Turqisë në përpjekjet për të shtypur qeverinë, të cilën Moska e mbështet me forcat e saj të armatosura – në takimin e tyre të përbashkët. Pra, a është e mundur që Sulltani të jetë duke menduar rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me “Luanin e Damskut”? Të jeni të sigurtë që po.

Pavarësisht se kë dëshiron të fajësojë për sulmin me bombë në Gaziantep, Erdogan duhet të kuptojë se mizoritë e zakonshme që po ndodhin tani, janë rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve të tij personale për të përfshirë veten e tij në konfliktin siriane. Duke flirtuar në fshehtësi me ISIS-in (duke lejuar mbështetësit e ISIS që të kalojnë përmes kufirit turk për t’u bashkuar me kultin e tyre dhe pastaj duke i lejuar peshkaqenët e biznesit të Turqisë që të blejnë dhe eksportojnë naftën e ISIS) dhe rifillimi i luftës së tij me kurdët, dhe duke (sapo) i shpëtuar një grushti shteti të planifikuar nga ish aleati (i kthyer në armik) i tij Gylen, Erdogan tani është duke qeverisur një Turqi, e cila, çdo ditë, ngjan më shumë me Pakistanin që mori rolin e furnizuesit kryesor për muxhahedinët afganë në fillim të viteve 1980.

Ekziston një e vërtetë shumë e hidhur në Damask, që kur të mbarojë lufta, Siria kurrë nuk do të jetë më siç ka qenë. Por, është po kaq e vërtetë, që kur të përfundojë konflikti edhe Turqia nuk do të jetë më kurrë ajo që ka qenë. Do të jetë shumë interesante për të parë se kush do të jetë Presidenti i Turqisë kur të vijë ajo ditë.

The Indipendent/Tema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *