Stephen Hawking: Agresiviteti njerëzor, arsyeja kryesore e fundit të botës

Stephen Hawking: Agresiviteti njerëzor, arsyeja kryesore e fundit të botës!

“Shkatërrimi i botës? Ajo do të shkaktohet nga agresiviteti i njeriut”. Është i bindur për këtë Stephen Hawking fizikanti, matematicieni, astrofizikanti dhe kozmologu britanik, ndër më të rëndësishmit dhe më të njohurity në botë, i njohur për studimet e tij mbi vrimat e zeza dhe origjinën e universit. Në listën e gjatë të shkaqeve që mund të çojnë në vdekje dhe shkatërrim të racës njerëzore, në fakt, Hawking ka shtuar atë që ai e konsideron dështim të njeriut.

“Njerëzit vazhdojnë të jenë agresivë,” ka thënë ai sipas Hufington Post, “një dobësi njerëzore që unë do të doja të rregullohej. Ju mund të keni pasur një avantazh dhe keni siguruar mbijetesën që nga koha e shpellave, kur njeriu kishte duhej të siguronte ushqimin, të mbronte territorin e tij, të riprodhohej; por tani agresiviteti mund të na shkatërrojë”.
Në mënyrë të veçantë – thotë Hawking – agresioni kombinuar me aftësitë bërthamore mund të thotë “fundi i qytetërimit dhe ndoshta fund i racës njerëzore”. Hawking, fizikanti i shkëlqyer mbi të cilin është realizuar edhe filmi i nominuar për Oscar “Teoria e gjithçkaje”. Përgjatë viteve, Hawking ka argumentuar se qeniet njerëzore duhet të përballojnë kërcënime që vijnë nga makineritë, nga alienët dhe tani edhe nga vetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *