Skena e re e artit, Turbina gati për performancat e 200 artistëve nga mesdheu

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka ndjekur nga afër ritmet e punimeve në Qendrën e Artit, “Skena e Re” , e cila shumë shpejt do të shërbejë si pikënisje me performanca skenike të artistëve të Bienales së Mesdheut, Mediterranea 18 – Young Artists Biennale . Kjo Bienale do të zhvillohet në Shqipëri në datat 4-9 maj 2017, në Tiranë dhe Durrës. Kumbaro u takua me grupin e inxhinierëve, teknikëve dhe zbatuesve të projektit, ndërsa shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministris së Kulturës, znj. Elira Kokona dhe arkitektja Daniel Pirushi.

Qëllimi kryesor i projektit është rikonstruksioni total i të gjithë elementeve të objektit, duke përfshirë rehabilitimin e sistemit konstruktiv (ku paraqitet problematike), çmontimit dhe largimit të të gjithë instalimeve hidraulike (përfshirë sistemin e kaldajës e pompave), nivelimin e sipërfaqes së ambientit të sallës së madhe të laboratorit dhe mbylljen e vaskave që janë ndërtuar për qëllime laboratorike, etj. Arkitektura dhe sistemet bashkëkohore do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Nëpërmjet këtij projekti synohet të krijohet një hapësirë e re qytetare, si dhe të përmirësohen marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe ambienteve të reja artistike.

– Të rehabilitohen objektet e mbetura shkretë dhe të destinuara deri tani për shkatërrim kohor. Të rivlerësohen konstruktivisht dhe nga ana arkitektonike, si dhe instalimet elektrike e hidraulike, për ta kthyer në një objekt bashkëkohor me vlera të larta për vendin tonë.

Projekti parashikon krijimin e :
Një sallë teatri me një audiencë 400 vende me një skene me madhësi 430 m2

– Një sallë teatri me audiencë 150 vende dhe një skenë me sipërfaqe 140 m2,

– Një holl/ Foyer me sipërfaqe rreth 300 m2;

– Një holl / Foyer me sipërfaqe rreth 60 m2;

– Hapësirat për ekspozim të Arteve Vizuale;

– Hapësirat për administratën;

– Ambjente ndihmëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *