Simetri

Nga Alisa Velaj

Asnjëhere dy gjethe nuk janë njesoj, thotë Herakliti.
Dhe e gjithe kjo e ka një kuptim.
Asnjëhere asnjëhere asnjëhere
Nuk e themi njesoj fjalën dashuri.
Diku na ze prite një akord violine
Diku fryn një ere e fortë lumi,
Eshte lumi i Heraklitit edhe kete e dime.
Asnjëhere i njejti lume
Asnjë grimce e jona përherë njesoj.
Mbase ngaqë jemi vete lumi
E lumi kete gje ska nga ta dije.
Prej ujerave befas vjen një ere e akullt
Një ajer me thika qe me shpon tej e ndane
E une nuk mundem as t’u them se i dua
Tere gjetheve te botes qe rane mbi trupin tim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *