Këngëtarja e njohur dhe e veçantë Sia Furler në një intervistë të rrallë për The Guardian ka folur për famën dhe krijimtarinë.
Njerëzit shpesh vërejnë se Sia Furler duket çuditërisht afër normales. Si e tillë ajo do të bënte një photoshoot me një çantë letre mbi kokë – siç ajo bëri në vitin 2013, sikur të kishte ndonjë defekt në fytyrën e saj.
Në një intervistë të gjatë për The Guardian Sia thotë se ajo thjesht po përpiqet ta tregojë veten me punë.
“ Të jem e mirë me punën time dhe të jem një vajzë e mirë. NUk jam këtu të ankohem rreth kësaj, sepse të jesh një popstare part-time, është kaq fantastike”.
Më tej Sia ka thënë se çdokush në industrinë e famës e muzikës ndihet i pasigurtë. “Ne kërcejmë gjithë jetën tonë, thjesht për të patur aprovimin tuaj”, ka thënë ajo. (Pasqyre.al)