Si ishte ajo?

Nga Jüri Talvet

Unë varros hundën time në flokët e tu,

Ti Maya, bletë mjalti,

për një lamtumirë më tepër,

brënda kaçubës së çelur,

që degët ia pastroje me sytë e tu.

 

Kështu ti jeton jetën tënde të shkujdesur.

Ç’të duhet e vendos mbi tryezë,

të tjera thirrje bien nga lart:

“Është koha të bëhesh mënçurak,

koha të arsyetosh,

dil tani nga poshtë tryezës!”

 

Ti qesh, e zënë poshtë kaçubës së çelur,

poshtë tryezës,

por jo indiferente ndaj ikjes time:

“Shko pra, ta-ta, ti bubi-tigër!”

 

(Oh ç’rrugë e gjatë kështu,

Vogëlushja ime guximtare

oh sa larg është Córdoba!)

 

Ndryshe si të ta shpjegoj ty,

Të dashur miq,

pjesëmarrës në konferencë,

çfarë animalmagnetismus është,

përmes të cilit Dr. Keiser

në një vit të caktuar mes dy luftërave botërore

pohoi se kishte konstatuar, testim

me gjuhën e tij,nona-entendre

akuzë elektrike tellurismi./Përktheu nga anglishtja: Marisa Kërbizi

Jüri Talvet është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tilla si çmimi poetic “Juhan Liiv” (1997), Urdhri i Yllit të Bardhë i Republikës estoneze (2001), Medalja e Tartu-së (2008), Urdhri i Qarkut të Alatskivi (2015), etj. Në vitin 2011 ai u bë një anëtar aktiv i Akademisë Ndërkombëtare Lindje-Perëndim (Rumani), ndërsa që nga viti 2016 është anëtar i Akademisë evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *