Blas de Otero
Nëse humba jetën time, kohën, gjithë
Çka flaka si në det një unazë,
Nëse humba zërinndrizë më drizë,
Më mbetet fjala
Nësë vuajta nga etja, nga uria,
nga gjithë Çka kisha të miat e më s’i pata,
Nëse hijet në heshtje i kosita,
Më mbetet fjala.
Nëse hapa sytë për të parë fytyrën e atdheut tim,
të tmerrshme e të pastër,
nëse hapa buzët, sa desh m’u çapëlyen,
më mbetet fjala