Shuhet krijuesi i Bambit

Tyrus Wong, artisti që frymëzoi krijimin e filmit të Disneyt “Bambi”, ka vdekur në moshën 106 vjeçare, raporton BBC.

Pikturat e Wong kapën syrin e Walt Disneyt dhe u bënë baza e këtij filmi, shkruan Koha.net. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga familja.

Pasi kishte studiuar artin, ai filloi të punojë me Disneyn më 1938, për të cilën bëri qindra vizatime për të krijuar iluzionin e lëvizjes.

Kur studio filmike filloi të punojë “Bambin”, ai kishte shkuar në shtëpi dhe kishte bërë disa piktura të një dreri në pyll.

“Walt Diseny e kishte parë se Tyrus ishte në gjendje që të krijonte vepra arti elegante, që jo domosdoshmërisht dukej si pyll, por më tepër të jepte ndjesinë e pyllit. Vizioni i Waltit për Bambin dhe përdorimi i veprave të Tyrusit kanë ndikim edhe në filmat e sotëm”, thuhet në deklaratën e Muzeut Disney.

Tyrus Wong kishte punuar në Diseny vetëm tre vjet, duke kaluar më pas në Warner Brothers si artist konceptual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *