Romani “Gjysmëgri” i Sallu Green, përkthyer nga Leonard Doka vjen në shqip nga “Dudaj”.
Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit.
Por më së shumti atij i duhet të mësojë sesi të kontrollojë dhuntinë e tij – një pushtet i çuditshëm e i egër që kërcënon ta pushtojë atë. Ndërkohë, Saul O’Brieni ka marrë nën kontroll Këshillin e Shtrigave të Bardha në Europë. Si pasojë, një aleancë e pashembullt është formuar midis shtrigave të bardha e të zeza që janë të vendosura ta kundërshtojnë atë. I tërhequr në rebelim nga shtrigani i zi, enigmatik, Van Dal, Nathani e sheh veten të luftojë si pranë miqve, ashtu edhe armiqve të tij të vjetër.
Por a mund t’u besohet të gjithë rebelëve apo Nathani do të bjerë në grackë?! Sally Green-i jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme, derisa në vitin 2010 zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk resht së shkruari. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshëm, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi, të bëjë ecje sportive. “Gjysmëkeqi” është romani i saj i parë.