Shpirti zgjedh shoqërinë që i përket

Nga Emily Dickinson

Shpirti zgjedh shoqërinë që i përket—
Pastaj—e mbyll të vetën derë —
Në shumicën e saj të shenjtë —
S’pranon të tjerë —

Mospërfillëse—vëren karrocën —të ndalojë në udhë—
Te postblloku i poshtëm në skaj —
Pa e çarë kokën —një Perandor bie në gjunjë
Mbi rrugicën e shtruar të saj—

E kam njohur atë – nga një popull i madh –
Zgjodhi vetëm një—
Pastaj – mbyll kllapat e vëmendjes me radhë—
Si gur përgjithnjë—

Shqipëroi nga origjinali në anglisht:
Laureta Petoshati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *