STEFANO BENNI
Të duken gjë kohëra për të folur për shpirtin?
Nuk ka më shejtanë
Të dhënë pas tij
Pas ofiqeve jepen
Shpirti ka dalë mode.
Shpirt!
Nëse të ther zemra
Antibiotikët nuk hyjnë në punë
Mjekët dorëzohen
S’ka usta
Shpirti nuk riparohet.
Dhe ka vende
Me shpirtra pak
Dhe ka qytete me miliona shpirtra
Por syrit i fshihen
Vetëm trafiku duket
Dhe radhët semaforëve
Vetmitar është shpirti.
Shpirt!
Vetëm një herë të vetme e kam parë shpirtin tim
Kish dalë nga goja
Si tymnaja e një puroje
Më pyeti nëse
I lodhur së jetuari qeshë
Po- i thashë
Por më bindës do doja të isha.
Dhe me një ofshamë
U kthye nga kish ardhur
Është i duruar shpirti
Shpirt!
Ka shpirtra të bukur
Në shtate qesharake
Dhe bukurane
Me shpirtra që të kallin datën
Shpirt i përbaltur
I politikanëve
Ku shpirt s’ka
Dhe ka vise
Me shpirtra pak
Dhe ka vende
Me mijëra shpirtra
Që kur shuhen
E në qiell ngjiten
Një shfaqje e paparë janë
Një vorbull kozmike
Dhe gazetat shkruajnë
Njëqind mijë viktima
Por frymë të kota ishin
Popujsh të largët
Mesopotamikë
Dhe për një hop lotët rrjedhin
Mandej shpirtin shpëlan
Dhe harron!
Përktheu: Beti Njuma