Ka udhëtuar drejt Gjeorgjisë trofeu i çmimit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Maria Kraja”.
Soprano Ilona Mataraze është fituesja e këtij edicionit të 16-të, që solli në skenën e TKOB zëra virtuoz dhe vokale brilante.
Mbrëmjen e së shtunës, juria ndërkombetare e kryesuar Eva Kleinitz nga drejtore e një prej teatrove më të rëndësishëm në Europë “Opera Stuttgart” dhe Presidente e institucionin të “Opera Europa” për Gjermaninë, ka përzgjedhur mes 8 finalistëve soprano gjeorgjiane, e cila ka shkëlqyer me arien e Ana Bolenes.
Në vendin e dytë u rendit Andrew Kymach, bariton nga Ukraina, ndërsa çmimi i tretë shkoi per Klodian Kaçanin, tenor nga Shqipëria.
Çmimeve traditë të këtij festivali, këtë vit iu shtua dhe çmimi “Singer of the Future, Nina Mula”, i akorduar nga familja Mula, që i shkoi Maria Eleni Stiftompola.
Këtë vit drejtimi artistik dhe produkisioni i festivalit “Maria Kraja” ka qenë nën drejtimin e sopranoës së famshme Inva Mula.
Ndërkohë per Garën e Këngës, çmimin e të cilës e zgjedh orkestra e TKOB, fitues doli Renisa Lacka, soprano nga Shqipëria.
Nën shoqërimin e instrumentistëve virtuoze të Orekstrës së Tetarit te Operas dhe Baletit dhe dirigjentit Leonadro Quatrini, natën finale ngiiten ne skene 8 finalistë për në garën e Arieve dhe për garën e Këngëve.
Me interpretime virtuoze, nga zëra brilante gara e arieve më të bukura ofroi një rrugëtim rrugëtim unik në operat më të famshme të 3 shekujve. Aria Xhildës nga opera Rigoleto, Aria e Ana Bolenes, Aria e Mimi nga opera Boheme, e shumë margatitarë të vepra më të bukura vibruan në salle duke emocionuar spektatoret.
E pas emocioneve intense dhe gjendjes sublime që vetëm opera mund të të krijojë, të tjera emocione falen dhe këngë lengjendë. Atmosferë nga e gjithë bota, duke udhëtuar në vende të ndryshme në sallën TOKB, erdhën përjetimet nostalgjke e “Mbrëmjet e Moskës”, apo “Ochi chernye”, magjia e zarzuelave spanjolle, armosfera dhe alegria e këngëve napoletane me “Torna Suriento”, por edhe bukuria e këngëve shqiptare si “Margjelo” dhe “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”
Por gjatë natës finale nuk munguar edhe të ftuarit festivali. Sopranoja e njohur Eva Golemi ka sjellë emocione të papërsërishme me pjesë, Ave Maria ndërsa shoqërohej nga kori i TKOB. Ndërsa çifti i balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, ka sjellë një duet që është mirëpritur me duatrokitje nga publiku.
Në dy net Festivali “Maria Kraja” solli në Tiranë jo vetëm ariet margaritarë dhe këngët më të famshme të repertorit botëror, por dhe yjet e rinj të skenës operistike. Për dy net, edicioni i 16 i këtij festivali solli publiku shqiptar, shijoi magjinë e muzikës më të mirë botërore duke mbushur përplot, sallen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.