Shokon gjykata: Seksi oral me dhunë nuk quhet përdhunim, nëse viktima është e dehur

Një gjykatë në Oklahoma ka habitur prokurorët vendorë me një deklaratë ku thuhej se ligji nuk kriminalizon seksin oral me një viktimë që është tërësisht pa ndjenja.

Vendimi unanim nga gjykata penale e apelit, ka shkaktuar zemërim në mesin e kritikëve që thonë se sistemi gjyqësor është i angazhuar në fajësimin e viktimës dhe sjelljen e nocioneve të vjetëruara mbi përdhunimin.

Por, ekspertët ligjorë dhe mbrojtësit e viktimave thanë se e panë vendimin si shenjë të diçkaje më të madhe: boshllëqet shqetësuese që ende ekzistojnë në ligj, të cilat zhvillojnë idet për përdhunim dhe pëlqim.

 

Rasti në fjalë kishte të bënte me akuzat ndaj një djali 17-vjeçar, për sulm ndaj një vajze 16 vjeçe, pasi i ishte ofruar vullnetarisht ta shoqëronte me makinë deri në shtëpi.

Të dy kishin qenë duke pirë në një park Tulsa me një grup shokësh, ku vajza ishte dehur keq. Dëshmitarët thanë se ajo ishte aq e dehur sa u desh ta çonin të tjerët deri tek makina e të pandehurit. Një tjetër djalë, i cili hipi për pak kohë në makinë, kujton se 16 vjeçarja ishte e pandërgjegjshme.e saj vijnë në dhe jashtë ndërgjegjes.

Djali më vonë e çoi vajzën në shtëpinë e gjyshes së saj. Ende pa ndjenja, vajza u dërgua në një spital, ku pas një testi u pa se përmbajtja e alkoolit në gjakun e saj ishte mbi 34. Pasi u zgjua stafi  kreu një ekzaminim për dhunim seksual.

Analizat më vonë  konfirmuan se ADN-ja e të riut u gjet në pjesën e prapme të këmbës së saj dhe rreth gojës. Djali u pohoi hetuesve se vajza kishte pranuar që të kryente seks oral. Ndërsa adoleshentja tha se ajo nuk mbante mend asgjë pas largimit nga parku.

Prokurorët e Tulsa e akuzuan të riun se ai ka kërkuar me forcë seks oral. Por gjyqtari e rrëzoi çështjen. Vendimi i gjykatës së apelit, më 24 mars, tha se prokurorët nuk mund të zbatojnë ligjin për viktimën, e cili ishte e paaftë nga alkooli.

“Sodomia me dhunë nuk mund të ndodhë kur viktima është aq e dehur sa të jetë plotësisht pa ndjenja në kohën e aktit seksual oral”, thuhet në vendim.

Ndërsa Benjamin Fu, prokurori  i Tulsa County  tha se vendimi e kishte shokuar krejtësisht./Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *