Sot ajo është shkrimtare e njohur, aktive në jetën publike, përbën zërin në tërësi të munguar intelektual kundrejt asaj që ndodh në Shqipëri: nga vendimet e mbrapshta tek të paqenat e nevojshme.
Ajo ka guximin intelektual që shumëkujt i mungon për shkak interesash a miqësish.
Vjen në një foto të rinisë studentore, atokohë kur ende binte borë në Tiranë.
“E kisha harruar këtë foto të kohës studentore, por ma kujtoi emta ime… diku nga fundi i ’80, diku nëpër Tiranë, dikur kur bora ishte ngjarje”, -shkruan Flutura Açka duke postuar këto radhë:
Baladë fushatës së frenimit të ndjenjave
Që sytë mos na tradhëtojnë,
shpikëm syzet.
Që duart mos na dridhen,
shpikëm xhepat.
Ç’maskë do zgjedhim
për zemrat?”