“Shërbysja e mërzitme” nga Karlo Alberto Salustri (Trilussa)

 

SHËRBYSJA E MËRZITME
Trilussa

Më dul shpirti mi, më merr vesh ti a jo?
Asiher s’kënoqen, le qi pagujn pak
Bar do haj për zotin ene bukën that’:
Shërbyse ke kta? Jo, nuk duroj dot mò !

Copash un e shkreta, s’knoqen mazalla:
Un vidhkam, shiskam men, përgjoj medemek,
Un s’paskam haber me hekuros as brekt,
Ke punët e shpis, s’dikam me la, me shpla…

Përshemëll, flet çuni llafe të pista:
-Nuk ka faj çuni, e ka msu shërbysja.-
Bo pisllik çuni, e ka msu kjo pisja.-

Nji faj kom bo vetëm: t’ejten qysh me mjes,
Pa m’pa, nji t’mor shurrën e plakaruqes vet
Ene ja kashtisa me kafen ekspres.

© Gaditi në t’folmen e Tironës Maksim Rakipaj

“Trilusa m’Tironë” botim i shtëpisë botuese UEGEN, Tiranë, 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *