Mevlan Shanaj e Natasha Lako akuzojnë RTSH: Transmetoi filmin tonë pa titra
Kineasti Mevlan Shanaj dhe poetja Natasha Lako e kanë cilësuar skandal transmetimin e filmit të tyre pa titra nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Bëhet fjalë për një film kushtuar Xhanfise Keko. I realizuar nga Shanaj, filmi në disa raste ka pasur nevojë për titra, për personazhe që kishin nevojë për përkthim. Reagimi i tyre në rrjetin social Facebook ka qenë i ashpër.
“S k a n d al. Televizioni Shqiptar transmeton filmin pa titrim shqip, kur është në film. Programacioni dhe teknika papergjeshmeri deri në turp, nuk shikon opsionin, nuk dinë kaq gjë“, shkruan Shanaj.
Sipas tij ky qe një turp, që jo vetëm tregon paaftësi, por mungesë papërgjeshmëri në punë.
“Turp. Fjala e vetme që mund të rithuhet 10000000000 herë për këtë shfaqje. Me shumë dhimbje. Mevlan Shanaj”, përfundon regjisori.
Skandal e ka cilësuar edhe bashkëshortja e tij, poetja Natasha Lako.
“SKANDAL i TVSH
i cili ka nje javë që po reklamon siglën e vet të re kundër VENDIMEVE TE KONGRESIT të MANASTIRIT.
Duke shfaqur dokumentarin për Xhanfize Kekon, po e trasmeton pa përgjegjësi, duke mos përdorur teknikisht përkthimet në titra të kritikëve të huaj”, shprehet Lako. Sipas saj, ky qëndrim i papërgjshëm që reklamon siglën gati si zvastikë dhe nuk mendon për përgjegjësitë dhe shkeljen absolute të së drejtës së autorit. “Vettingu duhet të fillojë nga ky institucion. Turp kombëtar.
i KUJT ËSHTË KY TELEVIZION TË DASHUR ShQIPTARË.
NJË JAVË ME NJË SIGËL TË TMERRSHME JO ME SHKRONJA LATINE DHE LUFTË KRIJIMIT”, -shkroi ajo.
Lako shënon se nuk është Shqipëria në këtë papërgjegjësi. “PËR SIGLËN DO TË FLASIM PËRSËRI POR PËR DOKUMENTARIN ËSHTË DHUNUAR.TURP THOMA GELLÇIT, DREJTORIT, QË VJEN NGA NJË krahinë, ku patriotët janë vrarë për shkronjat shqipe. Shihni siglën dhe kuptoni se ç’bëhet në këtë vend. Kanë gjithë javën që po buçasin për një sigël të papranueshme. DHE NUK BËJNË PUNËN.
APO KA ME TEPËR SE KAQ?”, pyet Lako në fund.
Shanaj shkruan më pas fton shikuesit e TVSH të shprehen për skandalin e shfaqjes se dokumentarit “Koha e pelikules” TVSH hoqi përkthimin e specialistëve të huaj, për portretizimin e figurës së regjisores Xhanfise Keko.
“Në filmin e dorëzuar në Arkivin e TVSH me HD dhe jo me dvd apo usb, filmi është në standarde profesionale ashtu si u shfaq në kinema Millenium. Mungesa e përgjeshmërisë në punë nga TVSH është e turpshme. Lutem, taksapagues shprehuni. Jam i skandalizuar“, shton Shanaj.