“Kosovo i Metohija – 10 koraka”,-ky është titulli i ekspozitës që Serbia çel mbi Kosovën në Paris.
Ekspozita paraqet atë që e quan si ‘trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të krahinës jugore’.
Ekspozita organizohet nga Qendra Kulturore Serbe në Paris në fillimshtator.
Mediat citojnë Marko Gjuriç- organizator i ekspozitës, politikan dhe pjesë e Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë Serbe të ketë thënë se po i tregohet botës trashëgimia serbe në Kosovë.
“Ekspozita po organizohet në prag të mbrojtjes së statusit të Serbisë në UNESCO, dhe kjo për ti treguar botës mbi trashëgiminë tonë në Kosovë e Metohi”, mësohet të ketë thënë Gjuriç.
Në ekspozitë fokusi eshtë vënë te trashëgimia kulturore që nga shekulli 20-të.
Historianë e arkeologë serbë thuhet se janë angazhuar të mbledhin materiale për ekspozitën që hapet me 6 shtator e qëndron e hapur në kryeqytetin francez për dy javë.